Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

8 Marsi – Dita e Gruas, Armand Duka rikujton nënën e ndjerë dhe ka një mesazh për femrat më të rëndësishme të jetës së tij

Shkruar nga NEWSPORT
8 Marsi – Dita e Gruas, Armand Duka rikujton nënën e ndjerë
Armand Duka dhe nena e tij e ndjere

8 Marsi në të gjithë botës është një ditë për të festuar dhe për t’i kujtuar vetes se gratë janë të forta për të përballuar gjithçka vetë. E në këtë ditë, në Ditën e Gruas mesazhet për gratë dhe nënat tonë janë të shumta.

E nuk kishte si të mungonte edhe një urim special nga Armand Duka. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit rikujton nënën e tij të ndjerë. Gjithashtu ka një mesazh mjaft të veçantë për femrat më të rëndësishme në jetën e tij.

Presidenti i FSHF-së u shpreh dashurinë, ndërsa ngre në “piedestal” forcën e tyre dhe lumturinë që sjellin ato në familjen e tij.

“Përmes këtyre fotove me katër gratë më të rëndësishme të jetës sime, nënën time të ndjerë, Vajdije, e cila më rriti me dashuri dhe më mësoi të bëhem një njeri i mirë; motrën time, Anita, e cila gjithmonë më ka dashur më shumë sesa e dua unë; gruan time, Suela, e cila çdo ditë më ka bërë një burrë më të mirë; dhe vajzën time Lori, e cila më ka dhënë dhuratën më të bukur të jetës duke më bërë baba, shok e sot edhe gjysh, dua t’u uroj nga zemra të gjitha grave shqiptare Gëzuar 8 Marsin.

Faleminderit për dashurinë, forcën dhe sakrificat tuaja të përditshme. Ju jeni zemra e familjes dhe frymëzimi i shoqërisë sonë”, ka shkruar Duka.

Poll

Lexo gjithashtu