Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

Fjalë që i burojnë nga zemra, lojtari i PARTIZANIT "shigjeton" drejtuesit shkodranë: S'dinë të menaxhojnë, presidentit i dhemb leku i vet

Shkruar nga NEWSPORT
Fjalë që i burojnë nga zemra, lojtari i PARTIZANIT

Vllaznia është në rënie të lirë dhe javë pas jave, shkodranët s'po dinë të ngrejnë kokë.

Edhe sot, kuqeblutë u mposhtën me rezultatin 3-0 nga Teuta e pikërisht për këtë situatë, një sulmues, prodhim "bio" i Akademisë së Vllaznisë e thotë publikisht se çfarë nuk shkon në skuadër.

Ai e ndjen, e ndjen shumë sepse është rritur aty. Nuk heziton po e shqipton shumë qartë:

"Me të thënë të drejtën më vjen tmerrësisht keq për Vllazninë. Nuk është problemi te ekipi i Vllaznisë, është problemi te drejtuesit. Ka keqmenaxhim. Nuk mungon asgjë, por kjo skuadër po keqmenaxhohet. Duhet t'i kalohet sa më parë një presidenti sepse atij i dhemb leku i vet", deklaroi për emisionin "Rubrika Sportive" sulmuesi i Partizanit.  

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7