
Sebino Plaku u përfol ditën e sotme për një kalim të tij te skuadra e Korabit. Por vetë sulmuesi me anë të një njoftimi në facebook, i ka hedhur poshtë të gjitha zërat që e çonin lojtarin te ekipi dibran, duke theksuar që është akoma pjesë e Skënderbeut dhe është i lumtur në Korçë.
“Duke parë që kohët e fundit emri im nga portalet shqiptare përflitet tek ekipi i Korabit janë te pavërteta.Nuk ka asgjë konkrete midis meje dhe Korabit. Unë jam lojtar i Skënderbeut dhe jam i lumtur në Korçë”, shkruan Plaku në facebook.
Plaku u transferua te Skënderbeu në merkaton e janarit nga Partizani. Sulmuesi nuk ka gjetur shumë vend në formacion, pasi bomberi shkodran Salihi ka shkëlqyer në fushën e lojës duke e pasur në këtë mënyrë vendin e sigurtë.
[gallery columns="1" size="full" ids="20047"]