
Para 2 vitesh erdhi në "Old Traford" për një shifër rekord në atë kohë që kapte rreth 110 milionë euro. Paul Pogba dalëngadalë po shndërrohet në lojtarin kryesor të Manchester United pavarësisht se në drejtim të tij ka pasur shumë kritika. Por nuk është i këtij mendimi Peter Crouch i cili e krahason francezin me një legjendë të Premier League.
Sulmuesi anglez tha: "Kaq shumë fuqi, kam shumë aftësi dhe shpejtësi. Nuk kam parë askënd që të japë pasime të tilla që nga koha kur luante Scholes. Pogba është një lojtar i madh dhe ai patjetër është një nga më të mirët në Botë".
Poll