Mbrojtësi i Luftëtarit, Olti Rapa mbeti i dëmtuar në takimin kundër Skënderbeut që në fillimin e pjesës së parë. Ai la fushën e lojës në minutën e 7-të dhe sipas asaj që klubi bluzi ka komunikuar nëpërmjet një publikimi në "Facebook", Rapa do të mungojë 1 javë duke humbur kështu takimin e Kupës ndaj Laçit.
Lojtari tjetër Jackson Ferreira i cili gjithashtu doli nga loja i dëmtuar nuk ka patur ndonjë gjë shqetësuese. Braziliani do të stërvitet sot me ekipin.
Poll