Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Për fushën kujdeset Rakip Suli", Skerdi Bejzade replikon me Kryeministrin Rama: Kur isha trajner e ngjitëm Kamzën në Superligë, tani e keni zbritur në Kategorinë e 3-të

Shkruar nga NEWSPORT

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e djeshme një takim elektoral në qytetin e Kamzës. Ky takim u zhvillua në stadiumin e e Kamzës, ndërsa në faqen e Kryeministrit nuk kanë munguar as komentet e shumta.

Një prej tyre ishte edhe nga Skerdi Bejzade, ish lojtar dhe trajneri i disa skuadrave në Shqipëri. Bejzade ka komentuar se ku janë gjetur kaq shumë socialist në Kamës, ndërsa ka bërë thirrje të largohen në stadiumi pasi kanë prishur fushën. Nuk ka munguar as përgjigjja e Kryeministrit Rama që ka theksuar se Kamza pas 26 prillit do të ketë më shumë socialistë, ndërsa për fushën kujdeset kryetari i Bashkisë, Rakip Suli.

Debati i plotë:

Skerdi Bejzade: Ku i paske gjetur kaq shumë socialist në Kamës, çohu o dak e nxirri nga stadiumi se prishën fushë.

Edi Rama: Do numërosh më shumë pas 26 prillit, bëj pak durim, kurse për fushën mos ki merak se kujdeset Rakip Suli sic kujdeset për krej punët e Kamzës!

Skerdi Bejzade: Nona je, kur isha trajner e ngrita me Xhelal Mziun ekipin në Superligë. Erdhi Rakipi na zbriti në Kategorinë e 3-të, kurse nga papunësia edhe mundësitë që na mundësove ti me PS, morën rrugët nëpër botë si shumë të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga