
Skënderbeu luan sot në orën 19:00 ndaj Partizanit, një takim mjaft i rëndësishëm drejt objektivit titull. Objektiv i cili ka motivuar maksimalisht lojtarët bardhekuq në prag të ndeshjes. Të njëjti mendim ndan dhe Enis Gavazaj, i cili ka folur për mediat.
"Ne si ekip shkojmë kudo vetëm për 3 pikë, pavarësisht se kemi disa mungesa mjaft të rëndësishme por që besoj se do të zëvëndësohen mjaft mirë. Ne kemi një grup mjaft të mirë dhe lojtarë me eksperiencë që na motivojnë vazhdimisht. Ne jemi 100 për qindtë motivuar, do të japim maksimumin tonë dhe besoj se do të dalim me 3 pikë".
Poll