Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Zeqiri e thotë hapur: Problemet financiare në skuadër po ndikojnë në çdo aspekt

Shkruar nga NEWSPORT
Zeqiri e thotë hapur: Problemet financiare në skuadër po

Flamurtari arriti të fitonte ditën e djeshme me rezultatin 4-1 kundër Korabit, duke rikthyer sërish optimizmin në kampin vlonjat. Këtë e konfirmoi ditën e djeshme edhe Hair Zeqiri, i cili foli për gjendjen skuadrës së tij në këtë sezon. Ai nuk e fshehu faktin që ekipi ka probleme financash, por për këtë administratori Idrizi u ka premtuar se gjithçka është çështje kohe.

“Më në fund erdhi edhe kjo fitore që me zor e kemi pritur. Skuadra po kalon një moment jo të mirë, kjo e ndikuar edhe nga problemet me pagesat që kanë lojtarët. Presidenti Idrizi na ka sqaruar se bëhet fjalë për një ngërç administrativ dhe jo një problem financiar. Urojmë që të jetë ashtu, pasi kjo gjë ndikon direkt në çdo aspekt”, deklaroi Zeqiri në studion e "Procesit Sportiv".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga