
Reforma në sport mbetet një nga çështjet më të ''nxehta''. Diskutimet lart e poshtë vazhdojnë, por akoma nuk ka diccka konkrete. Pikërisht për këtë temë ka patur nëj debat në studion e emisionit Pressing mes Artan Pogonit (ish i bashkisë së kryeqytetit) dhe deputetit të Partisë Socialiste, Fidel Ylli.
''Kjo reformë po zgjat, por mos harroni që brenda një periudhe 6-mujore, i kanë ndodhur dy gjëma të mëdha vendit tonë, tërmeti dhe pandemia'' - deklaron Ylli.
''Akoma nuk kemi parë asnjë rezultat sa i takon ligjit. Sporti bëhet duke ndihmuar me para. Të hapen hapësira. Mirë që jeni ju. Ata nuk e dinë as për çfarë po flasim ne. O nënë e zezë nëse nuk do ishit ju'' - ia kthen Pogoni.
Poll