Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ndryshohet data e ndeshjes në kryeqytet, reagon zv.trajneri i gjirokastritëve: E papranueshme të plotësojmë tekat e Partizanit...

Shkruar nga NEWSPORT
Ndryshohet data e ndeshjes në kryeqytet, reagon zv.trajneri i

Partizani - Luftëtari ishte vendosur të luhet të dielën në orën 19:00, por sot u mësua se ka ndryshuar dita e ndeshjes dhe do të zhvillohet nesër në të njëjtin orar në stadiumin "Selman Stërmasi në kryeqytet. Ky ndryshim i papritur ka zemëruar drejtuesit e Luftëtarit të cilët kanë ngritur zërin për këtë "gjullurdi" me kalendarin. Zëvendës trajneri i klubit "bluzi", Marko Jovanoviç ka dalë sot para mediave teksa ka deklaruar:

“Jemi përballë një problemi shumë të madh, sepse data e ndeshjes ndryshoi vetëm pas stërvitjes tonë të fundit dhe kjo nuk është serioze. Ne hartojmë një program dhe duhet të dimë ku dhe kur luajmë.

Lojtarët kanë bërë një seancë me ngarkesë të madhe fizike dhe nuk kanë pasur kohë për t’u rikuperuar në prag të kësaj sfide, kështu që ky vendim na ka krijuar jo pak probleme dhe të gjithë lojtarët nuk janë në gjendje optimale për këtë takim.

Nuk më pëlqen që FSHF përdor dy standarde, sepse kur ne nuk kishim stadium, detyroheshim të luanim në Peqin apo Elbasan, ndërsa tani detyrohemi të plotësojmë tekat e Partizanit për të luajtur në “Selman Stermasi”, në një kohë që nuk është e mundur një gjë e tillë”.

Kujtojmë që ndeshja mes Partizanit dhe Luftëtarit është e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Të kuqtë ndodhen në vendin e dytë me pikë të barabarta me Kukësin kryesues, ndërsa gjirokastritët ndodhen në vendin e katërt me 36 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga