Një ditë me parë në Shkodër, Televizioni Publik Shqiptar nisi sezonin e ri të “Rubrikës Sportive” duke zgjedhur ta bëj debutimin në stadiumin “Loro Boriçi”. Në skuadrën e re që drejtohet sërish nga Hygerta Sako këtë vit ka ndryshime. Zëvëndës kryeredaktori i “Panorama Sport” Fatjon Shehu ka lënë “Ora Skanerin” për t’u transferuar në TVSH. Së bashku me të në panel do të jetë Fatmir Mëneri dhe Gert Haxhiu. Në faqen e Instagramit të emisionit sportive është prezantuar zyrtarisht skuadra e sezonit të ri.
Poll