
Gerd Haxhiu foli për humbjen e Flamurtarit në shifrat 1-2 përballë Kukësit. Ai u shpreh se kuqezinjtë nuk e meritonin këtë disfatë dhe ku cilëson një lojtar tek i cili nuk ka besim.
Haxhiu:"Mund të them se ishte një nga ndeshjet më të mira të Flamurtarit, por nuk arriti suksesin. Tentuan lojën nga krahët ku erdhi edhe goli. Trajneri Duro aktivizoi gjithë sulmuesit e mundshëm, ku mori munta edhe Tunkara që për mua nuk është i ndonjë niveli shumë të lartë pavarësisht se ka ardhur nga Lazio. Guri me një individualitet arriti që të kthente ndeshjen për Kukësin. Më vjen keq pasi nuk ishte kjo ndeshja që Flamurtari duhej të humbiste".
Poll