Interi është duke udhëhequr momentalisht Serie A me 68 pikë në 29 javë kampionat, teksa luan sot në transfertë përballë Fiorentinës në orën 20:45.
Zikaltërit nuk duan të gabojnë në këtë fazë të mbetur, pasi dhe rivalët e tyre të qytetit, Milani, fituan në shtëpi ndaj Torinos në shifrat 3-2, duke çuar distancën në 5 pikë mes dy skuadrave. Tri oikët janë "detyrim" për klubin zikaltër, për të mos pësuar një tjetër rrëshkitje të titullit nga duart.
Po çfarë thonë shifrat për skuadrën e trajnerit Chivu këtë sezon, kur bëhet fjalë për emrat e mëdhenj me të cilët është ndeshur gjatë këtij edicioni futbollistik 2025-2026?
Shifrat nuk janë dhe aq të lehta për t'u kapërdirë, pasi Chivu është mposhtur nga Juventus, Napoli dhe Milan, ndërsa në Europë nuk ia ka dalë të lë gjurmë me skuadrat si Atletico Madrid, Liverpool dhe modestët e Bodo/Glimt, me këta të fundit që i eleminuan nga gara.
