Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Triumf i “çmendur” në limite! Vllaznia feston 107-vjetorin në mënyrën më të mirë, Kevin Dodaj u jep 3 pikët shkodranëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Triumf i “çmendur” në limite! Vllaznia feston
Vllaznia - Elbasani

Vllaznia 2 – 1 Elbasani (Balaj 23', 90+4' / Boye 80')

Vllaznia ka fituar në shtëpi përballë Elbasanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 2-1.

Golin e parë e shënuat shkodranët me anë të Bekim Balajt në minutën e 24-t. Ndërkohë që reagimi i Elbasanit erdhi në minutën e 80-të, duke barazuar me senegalezin Boye. Kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në barazim, Kevin Dodaj shënoi golin e fitores për të tijët, duke i dhënë 3 pikët dhe duke festuar në mënyrën më të mirë 107 vjetorin e Vllaznisë.

Kështu, “djemtë” e Edi Martinit blindojnë vendin e parë me 48 pikë, 5 më shumë se Egnatia e vendit të dytë. Në krahun tjetër me 42 pikë, elbasanasit mbeten në vendin e 3-të.

“Abissnet Superiore”: Java 24
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Albert Doda

FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Pohls, Bajrami, Gjini, Yago, Gurishta, Krymi, Kallaku, Mala, Kastrati, Bismark, Balaj. Trajner: Edi Martini.
ELBASANI: Janacek, Olberkis, Musta, Lila, A, Kasa, Manellari, Loukili, Ibrahim, Diallo, Lajthia, Tsague. Trajner: Ivan Gvozdenovic.

90+4' GOL VLLAZNIA! Shënon Dodaj.

80' GOL ELBASANI! Shënon Boye.

54' Te Vllaznia pretendojnë për penallti, arbitri Doda thotë "jo".

45+3' Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
45' Boye godet me kokë, pret Pohls.

23' GOL VLLAZNIA! Shënon Bekim Balaj.

9' Vllazni e rrezikshme në zonën kundërshtare, mbrojtja elbasanase e kujdesshme.

5' Super dalje nga Lajthia, por goditja e tij shkon jashtë.

1’ Shkelmohet topi i parë në Shkodër, nis supersfida mes Vllaznisë dhe Elbasanit.

Poll

Lexo gjithashtu