
Është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Tiranës dhe Kukësit me rezultat të barabartë 1-1. Golat u shënuan nga Pejiç në minutën e 8-të me penallti për verilindorët dhe në minutën e 29-të është Taku ai që barazon shifrat. Por vlen për t'u përmendur një rast i dyshimtë në fund të kësaj pjese, teksa bardheblutë protestojnë për një prekje të topit me dorë nga Pejic në zonën e Kukësit pas një topi të harkuar nga e djathta. Për Jeminin gjithçka është e rregullt dhe kështu do të mbyllet ky fraksion i parë i ndeshjes me kontestime të 24-herë kampionëve të vendit.
Poll