Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shans i artë për Bajramin te Rangers, DËMTIMI i lojtarit të formacionit “detyron” trajnerin të kthejë sytë nga shqiptari

Shkruar nga NEWSPORT
Shans i artë për Bajramin te Rangers, DËMTIMI i lojtarit të
Danny Rohl dhe Nedim Bajrami

Nedim Bajrami mund të ketë shansin e tij ideal për të marrë minuta të rëndësishme në ndeshjen që Rangers do të luajë përballë Aberdeen, e vlefshme për javën e 31 të kampionatit skocez.

Shkak bëhet dëmtimi i lojtarit të formacionit, Mohammed Diomande, i cili sipas burimeve brenda në klub ka humbur dhe ndeshjet e fundit dhe për pasojë, sezoni i tij mund të konsiderohet praktikisht i mbyllur.

Kështu, trajneri Danny Rohl, është i detyruar t’i kthejë sytë nga stoli dhe një alternativë e mirë për të mund të jetë dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, i cili prej kohësh është lënë nën hije prej tij, kjo edhe për shkak të rendimentit të ulët që ka shfaqur Bajrami këtë sezon. 

Një aktivizim i mundshëm i mesfushorit kuqezi në këtë përballje do t’i jepte një sinjal pozitiv trajnerit Sylvinho për ta përfshirë në listën për ndeshjen e play-off me Poloninë më 26 mars.

Poll

Lexo gjithashtu