
Merveille, 18-vjeçari nga Kongo që iu bashkua Tiranës pak ditë më parë po cilësohet në ambientin bardheblu si një futbollist që këtë sezon do të befasojë me paraqitjet e tij. Kualiteti që ai zotëron nuk lë dyshime për këtë gjë.
Ndërkohë, duket se jo vetëm Merveille, por edhe tre lojtarët e tjerë afrikanë janë duke kaluar momente të mira në kryeqytet, ndërsa nuk iu ka munguar as përkrahja e tifozëve bardheblu në rrugët e kryeqytetit.
Në një foto të fundit që ka qarkulluar në rrjetet sociale, Merveille së bashku me sulmuesin nga Gaboni, Romuald pozojnë me një tifoz të Tiranës. Çka bie në sy në foto janë shapkat e mesfushorit Merveille, ngjyrë bardheblu me vija, që tregon se 18-vjeçari nga Kongo ka "rënë" shumë shpejt në dashuri me ekipin e tij të ri.
[gallery columns="1" size="full" ids="32747"]