Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Bajern Mynih mesazh Juventusit për Koman, vendoset e ardhmja e sulmuesit francez

Shkruar nga NEWSPORT
Bajern Mynih mesazh Juventusit për Koman, vendoset e ardhmja e sulmuesit

Kingsli Koman do të vazhdojë të jetë një lojtar i Bajern Mynih. E drejta 2-vjeçare e huazimit të sulmuesit, nga Juventusi përfundon në qershor të këtij viti dhe drejtuesit e klubit gjerman i kanë dërguar mesazh të qartë homologëve të tyre në Torino.

"Do ta mbajmë në Mynih", është verdikti i bavarezëve, ndërsa "Gazzetta dello Sport" raporton se klubi gjerman do t'i arkëtojë edhe 27 milionë euro në arkën e Juventusit.

Para dy vitesh, Koman shkoi te Bajern Mynih në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të kësaj marrëveshjeje.

Tashmë sulmuesi 20-vjeçar ka bindur drejtuesit dhe trajnerin e Bajernit, të cilët nuk kërkojnë të privohen nga talenti francez.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7