Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

“Sy e veshë” nga sfidat vendimtare, ja kur do të luhen finalet e play-off të Kategorisë së Dytë (DATA-ORA)

Shkruar nga NEWSPORT
“Sy e veshë” nga sfidat vendimtare, ja kur do të luhen
Kategoria e Dytë

Finalet e play-off-it të kampionatit të Kategorisë së Dytë do të zhvillohen më 3 maj, në orën 15:00, duke përcaktuar skuadrat që do të vijojnë garën për ngjitjen në Kategorinë e Parë për edicionin e ardhshëm.

Në grupin A, Sopoti do të përballet me Shirokën në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa në grupin B, finalja e play-off-it do të luhet mes Butrintit dhe Bylisit B, në stadiumin “Luzi i Vogël”.

Fituesi i grupit A do të përballet më pas në një ndeshje vendimtare me skuadrën e renditur në vendin e 9-të të Kategorisë së Parë. Nga ana tjetër, fituesi i grupit B do të luajë një ndeshje play-off ndaj ekipit të renditur në vendin e 10-të të Kategorisë së Parë.

Të dyja këto përballje do të zhvillohen në një stadium neutral, i cili do të përcaktohet nga FSHF.

“Sy e veshë” nga sfidat vendimtare, ja kur do të luhen
Finalet e play-off-it të kampionatit të Kategorisë së Dytë

 

Poll

Lexo gjithashtu