Janë zhvilluar gjatë fundjavës dhe këtë të hënë ndeshjet e fazës play-off dhe play-out në Kategorinë e Dytë, duke përcaktuar edhe çiftet finaliste në të dy grupet.
Në grupin A, finalja e play-off-it do të luhet mes Sopotit dhe Shirokës. Sopoti siguroi kualifikimin pas fitores 3-1 ndaj Tërbunit, ndërsa Shiroka triumfoi 2-1 përballë Erzenit.
Në grupin B, në finale do të përballen Bylis B dhe Butrinti. Bylis B fitoi 3-2 ndaj Partizanit B, ndërsa Butrinti kaloi me rezultatin 2-0 Maliqin.
Në fazën play-out, Këlcyra siguroi qëndrimin në Kategorinë e Dytë pas fitores së thellë 5-1 ndaj Adriatikut.
Ndeshjet Play-off 2025/2026
Grupi A
Sopoti 3-1 Tërbuni
Shiroka 2-1 Erzeni
Grupi B
Bylis 3-2 Partizani B
Butrinti 2-0 Maliqi
Ndeshja play-out 2025/2026
Adriatiku 1-5 Këlcyra
