Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi i Besëlidhjes në emër të Presidentit Pjerin Fushaj, i ka dërguar mesazh publik falënderimi Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, për urimin që ai ua kishte adresuar skuadrës lezhjane, pas triumfit në Kategorinë e Dytë.
“Klubi i Futbollit Besëlidhja, në emër të Presidentit Z. Pjerin Fushaj falënderon Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin z. Armand Duka, për urimin dhe përgëzimet e shprehura, pas shpalljes së klubit tonë kampion i Kategorisë së Dytë dhe ngjitjes një kategori më lart sezonin e ardhshëm”, shkruan klubi i Besëlidhjes.
Në edicionin 2026-2027, skuadra lezhjan do të militojë në Kategorinë e Parë, ndërsa objektivi madhor mbetet Superiorja.
