Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

VIDEO/ “Lumë” kartonësh dhe “drithërima”, Besëlidhja kampione ne Kategorinë e Dytë! Oriku e bën “baltë” në fund

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Lumë” kartonësh dhe “drithërima”,
Besëlidhja - Oriku

Skuadra e Besëlidhjes triumfoi në finalen e madhe të Kategorisë së Dytë, duke mposhtur 2 – 0 Orikun. Në këtë takim, u “përplasën” kampionët e Grupit A dhe Grupit B, ndërsa të dyja ekipet e kanë siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.

Sfida prodhojë 7 karton të verdhë dhe 1 i kuq. Gurbanov i dha epërsinë Besëlidhjes në minutën e 21-të. Me këto “ngjyra” u mbyll pjesa e parë. 45 minutat finale ishin më dinamike.

Raboshta dyfishoi rezultatin për ekipin lezhjan, minuta e 60-të, ndërsa Bunkhoev kishte shansin për të ngushtuar shifrat nga penalltina në minutën e 89-të, i pasaktë. Dueli u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.   

 

 

Poll

Lexo gjithashtu