Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Lushnja "shkundet" nga largimet masive, projektohen ndryshime DRASTIKE për Kategorinë e Dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Lushnja "shkundet" nga largimet masive, projektohen ndryshime DRASTIKE
Lushnja

Një sezon për t’u harruar ishte ky që lamë pas për Lushnjen, e cila u përball me rënien nga kategoria dhe duke filluar nga edicioni i ardhshëm, lagunarët do të jenë pjesë e Kategorisë së Dytë.

Marrë shkas nga ky fakt, skuadra do të përfshihet në një revolucion total pasi plot 12 futbollistë kanë “firmosur” largimin, duke bërë që drejtuesit të nisin nga puna për ndërtimin nga e para të boshtit që do të udhëheqë ekipin për të ndryshuar “faqe”.

Në mesin e shumë lojtarëve, spikasin ikjet e Marjus Korresit, Saugli Alimucaj, Franci Lalës, Odirah Ntephe, Nadon Kouassi, Fjoralb Deliaj, Ibrahim Olola, Salvatore Ribaudo dhe Fousseny Kamissoko.

Mbetet për t’u vlerësuar qasja e projektit që do të ndiqet pikërisht në këtë periudhë të rëndësishme ku merkatoja e verës po afron dhe duhen medoemos ndërhyrje thelbësore për t’i dhënë Lushnjes një tjetër identitet.

 

Poll

Lexo gjithashtu