Kategoria e Dyte
Sot do të zhvillohet finalet e play-off-it të kampionatit të Kategorisë së Dytë në orën 15:00, duke përcaktuar skuadrat që do të vijojnë garën për ngjitjen në Kategorinë e Parë për edicionin e ardhshëm.
Në grupin A, Sopoti do të përballet me Shirokën në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa në grupin B, finalja e play-off-it do të luhet mes Butrintit dhe Bylisit B, në stadiumin “Luzi i Vogël”.
Fituesi i grupit A do të përballet më pas në një ndeshje vendimtare me skuadrën e renditur në vendin e 9-të të Kategorisë së Parë. Nga ana tjetër, fituesi i grupit B do të luajë një ndeshje play-off ndaj ekipit të renditur në vendin e 10-të të Kategorisë së Parë.
Poll
