Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

2 kartonë të kuq dhe spektakël me 5 gola! Partizani B nuk ia del të vazhdojë ëndrrën, Bylis B “pret biletën” për fazën tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
2 kartonë të kuq dhe spektakël me 5 gola! Partizani B nuk ia del
Kategoria e Dytë

Bylis B ka triumfuar përballë Partizanit B, në ndeshjen e vlefshme për “play-off” e Grupit B të Kategorisë së Dytë. Sfida e zhvilluar në fushën e Akademisë së Bylisit, përfundoi 3-2.

Golin e parë për ballshiotët e shënoi Ibrahim Akibu, në minutën e 18-të të sfidës. Ndërsa për të tundur rrjetën për herë të dytë, mendoi Ribeiro Almeida, në minutën e 65-të.

Ndërkohë, në minutat e fundit filloi spektakli, pasi dy ekipet mbeten me nga 10 lojtarë, pasi për Bylisin u ndëshkua me karton të kuq Gabi, ndërsa për të kuqtë e “pësoi” Bakalli.

Vetëm pak sekonda më vonë, Partizani B shënoi dy herë me Ballën dhe Gogën, duke ndezur shpresat e përmbysjes. Por në “frymën e fundit”, Deliu i Bylisit mbylli gjithçka, duke çuar shifrat në 3-2.

Kështu, Bylis B shkon më tej për ëndrrën drejt Kategorisë së Parë. Në fazën tjetër, ballshiotët do të përballen me Butrintin.

Poll

Lexo gjithashtu