Kanë përfunduar 4 ndeshjet e Grupit A në Kategorinë e Dytë, ndërsa u prodhuan 16 gola.
Skuadra e Veleçikut u tregua e “pamëshirshme” në derbin e Shkodrës, duke turpërua Basania, e fituar 6 – 1. Protagonist te ekipit i Koplikut ishte Jurgen Gjini, trigolësh.
Gramshi rezultoi “tërmet”, fitore tenistike kundrejt Adriatikut. Tre pikë të rëndësishme mori edhe Sopoti në transfertën e Kuçovës ndaj Naftëtëarit, goli i Myslim. Shiroka bëri “detyrën” në shtëpi karshi Erzenit, 1 – 0.
REZULTATET
Veleçiku 6 – 1 Basania (J.Gjini 11', 50', 58', Ymeri 47', Shekaj 70', Hotaj 84'/Toma 88')
Naftëtari 0 – 1 Sopoti (Myslim 30')
Shiroka 1 – 0 Erzeni (Ogungbire 71')
Adriatiku 1 – 6 Gramshi (Lala 58'/Adebayo 39', Ilesanmi 45', 72', Sadiq 52', Hasa 66')
