Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Kategoria e Dytë/ Përplasje direkte mes skuadrave të kreut, njihuni me 5 sfidat e grupit B

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Dytë/ Përplasje direkte mes skuadrave të kreut,
Kategoria e Dyte

Sot do të luhen 5 ndeshjet e grupit B të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e 21-të. Pas rezultateve që u prodhuan në grupin A, këtë herë vjen radha e grupit tjetër, ku spikat dhe dueli direkt mes Butrintit dhe Partizanit B.

Sarandiotët ndodhen në krye me 41 pikë, po aq sa Bylis B i cili ka luajtur një ndeshje më shumë, dhe ndaj kryeqytetasve do të tentohet t'i jepet goditja e radhës për t'i vënë vulën dhe ngjitjes në Kategorinë e Parë, përpara finales së rregullt. 

Po ashtu, edhe dueli ballshiot-vlonjat pritet me rëndësi të madhe në këtë javë, pasi do të luajnë skuadrat e vendit të dytë dhe të tretë, për të përcaktuar gjithashtu se kush mes tyre do të arrijë të shkojë në të Parën.

Në sfidat e tjera, Tomori pret Maliqin, ndërsa Delvina udhëton drejt Tiranës për sfidën me Eagle Football. Sakaq, luhet në Përmet luhet ndeshja mes dy skuadrave të vendeve të fundit, mes Këlcyrës dhe Shkumbinit. 

NDESHJET:

Tomori - Maliqi

Eagle Football - Delvina

Këlcyra  - Shkumbini

Butrinti - Partizani B

Bylis B - Oriku

 

Poll

Lexo gjithashtu