Partizani B ka marrë fitore me golead kundër Devollit në transfertë. Kryeqytetasit fituan 6 – 1, ndërsa golat u shënuan nga lojtarë të ndryshëm, tregues se ekipi ka një mekanizëm të shkëlqyer.
Naftëtari fitoi bindshëm, 4 – 0 kundër Ardiatik, kurse Oriku nuk “kurseu” Tomorin, duke i mposhtur beratasit 2 – 0. Butrinti vuajti në Këlcyrë, por doli fitues dhe me 3 pikë.
Maliqi bëri “detyrën” kundrejt Shkumbinit në shtëpi, 2 – 1. Takimi që u luajt më vonë mes Eagle Football – Bylis B dhuroi 5 gola dhe emocione, teksa në fund fituan bashllioshtët 3 – 2.
Adriatik – Naftëtari 0 – 4 (Obinna 6’, Shabanaj 37', Bani 44', Uwandu 78')
Maliqi – Shkumbini 2 – 1 (Elmas 82', Lipo 90'/Mwangalalo 58')
Devolli – Partizani B 1 – 6 (Hasaj 81'/Gjuzi 18’, Goga 19’, Ndrejaj 30’, Gudjufi 34', Hidri 68', Mando 88')
Tomori – Oriku 0 – 2 (Disha 64', Shkreli 90')
Këlcyra – Butrinti 1 – 2 (Teka 90'/Dzilah 72', Diop 90')
Eagle Football - Bylis B 2 - 3 (Gidado 54', Hyzellari 89'/Lleshi 70', Abdullahi 75', 77')
