Kategoria e Dytë
Kanë përfunduar ndeshjet e Kategorisë së Dytë, të zhvilluara ditën e sotme. Në këto 6 duele pati surpriza, teksa u shënua një total prej 19 golash.
Partizani B “ngeci” në shtëpi, duke barazuar 1-1 me Shkumbinin. Në krahun tjetër, Bylis B nuk fali, teksa mposhti me shifrat 2-0 Maliqin. Ndërkohë që Butrinti u tregua ekip preçiz, pasi “korri” triumf 3-0 ndaj Devollit.
Në ndeshjet e tjera, Këlcyra fitoi 2-0 me Tomorin, ndërsa dueli mes Orikut dhe Delvinës u mbyll 4-2. Në duelin tjetër të ditës së sotme, Gramshi fitoi në shtëpi 3-1 ndaj Luzit të Vogël.
Poll
