Sot në orën 14:00 do të zbresin në fushën e lojës 10 skuadrat e grupit B të Kategorisë së Dytë. Pas sfidave të përfunduara të shtunën në grupin A, kjo kategori vjen me ndeshje të tjera interesante në të cilat shihet qartë një garë e hapur mes ekipeve që duan ngjitjen në të parën dhe atyre që duan të qëndrojnë edhe këtë sezon në këtë kategori.
Butrinti dhe Bylis B luajnë sfida të rëndësishme në transfertë përballë Shkumbinit dhe Partizanit B. Distanca me Orikun është vetëm 2 pikë dhe një sukses i mundshëm do bënte që sarandiotët dhe ballshiotët të kapërcenin rivalin e tyre duke shkuar në 42 pikë.
Po ashtu, edhe Maliqi i vendit të pestë do të ketë një test të vështirë përballë Eagle Football që lufton për mbijetesën, ndërsa Delvina pret Këlcyrën. Ndeshja e pestë është ajo mes Devolit dhe Tomorit.
NDESHJET:
Shkumbini - Butrinti
Delvina - Këlcyra
Maliqi - Eagle Football
Devolli - Tomori
Partizani B - Bylis B
