Ndeshjet e Kategorisë së Dytë Bylis B – Partizani B dhe Gramshi – Naftëtari u zhvilluan ditën e sotme, aty ku nuk munguan “lumë” kartonësh, deri edhe te të kuqtë.
Në sfidën ndërmjet ballshiotëve dhe kryeqytetasve nuk ka pasur fitues. Goli i Abullahi në minutën e 23 kaloi në avantazh Bylisin, por në të 83’, Partizani barazoi me Kolën.
Plotë 8 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq u nxorrën nga arbitri Çokaj në këtë takim. Dueli tjetër Gramshi – Naftëtari, pa fitues ekipin nga Kuçova me shifrat 2 – 1, përmes golave të Godoy Narezzi dhe Obinna. Edhe në stadiumin “Nexhip Trungu” pati tensione, e shoqëruar me lojë të ashpër dhe karton të kuq.
NDESHJET:
GRAMSHI - NAFTËTARI 1 -2 (Aliu 85'/Godoy Narezz 12', Obinna 49)
BYLIS B - PARTIZaNI B 1 - 1 (Abdullahi 23', Kola)
