Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Etika "zbrapsi" kërkesat e lojtarëve të Butrintit para finales me Kukësin, klubi REAGON pas vendimeve: Në një finale ku duhet të flasë fusha, po thyhet...

Shkruar nga NEWSPORT
Etika "zbrapsi" kërkesat e lojtarëve të Butrintit para
Butrinti i Sarandës

Klubi i Butrinit ka mbajtur një qëndrim zyrtar pas vendimeve të njoftuar nga Komisioni i Disiplinës për të kthyer mbrapsht kërkesat e dy lojtarëve Nelson Joseph Pius dhe Franck Moude, të cilët nuk do të jenë në gjendje të ndihmojnë skuadrën e tyre për ndeshjen e "play-out"-it përballë Kukësit. 

Në faqen zyrtare të klubit, ata ngrenë shqetësimin se në këtë finale nuk po garohet me të njëjtat kushte, pasi në radhët e verilindorëve do të paraqiten plot 7 lojtarë të huaj, ndërsa tek sarandiotët, krahas faktit që do të aktivizohen vetëm 5 të tillë, shtohen edhe këto mungesa të rëndësishme.

Në fund, klubi shkruan se në një moment kyç ku duhet të flasë fusha, rregullat duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë.

REAGIMI:

"Sot erdhi konfirmimi zyrtar se Frank Ekango dhe Nelson Pius nuk do të falen për ndeshjen finale të 28 majit.
Por ajo që ngre më shumë diskutime është fakti se në këtë finale nuk po garohet me të njëjtat kushte.

Kukësi, një skuadër që vjen nga Kategoria e Parë, ka të drejtë të aktivizojë deri në 7 lojtarë të huaj në formacion, ndërsa Butrinti, si skuadër e Kategorisë së Dytë, lejohet të aktivizojë vetëm 5.

Sikur të mos mjaftonte kjo diferencë, Butrintit i mungojnë edhe dy lojtarë të rëndësishëm pas refuzimit të kërkesës për faljen e dënimit.

Në një finale ku duhet të flasë fusha, rregullat duhet të jenë të barabarta për të gjithë.
#KSButrinti #Sarandë #Finalja #FairPl"

Poll

Lexo gjithashtu