Kategoria e Parë
Kukësi dhe Butrinti do të përballen ditën e sotme në kuadër të “play-off” të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, do të startojë në orën 15:00.
Siç dihet, fituesi i kësaj sfide do të militojë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Kukësi ose Butrinti do të marrë vendin e Bylis B, me këta të fundit që rikthehen në Kategorinë e Dytë.
Kujtojmë se ekipi B i ballshiotëve u rikthye në Kategorinë e Dytë për shkak të rregullores. Kjo erdhi si pasojë e rënies së ekipit A të Bylisit në Kategorinë e Parë.
Poll
