Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Ish-kampion me Egnatian e Edlir Tetovës, 25-vjeçari e mbyll me krutanët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ish-kampion me Egnatian e Edlir Tetovës, 25-vjeçari e mbyll
Alessandro Kacbufi

Futbollisti Alessandro Kacbufi ka njoftuar zyrtarisht largimin nga skuadra e Kastriotit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se rrugëtimi i tij me klubin krutan ka përfunduar, duke shfrytëzuar rastin për të falënderuar presidentin, stafin teknik, drejtuesit, tifozët dhe të gjithë shokët e skuadrës për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj aventure.

Ky vendim shënon një tjetër ndryshim në karrierën e lojtarit, i cili është një figurë mjaft e njohur në futbollin shqiptar. Gjatë rrugëtimit të tij, 25 vjeçari ka mbajtur veshur fanellat e disa prej skuadrave më të rëndësishme në vend, duke luajtur më parë për Egnatian, Erzenin, Flamurtarin dhe së fundmi për Kastriotin.

Pritet që në ditët në vijim lojtari të vendosë mbi të ardhmen e tij, teksa pritet me interes të shihet se cili do të jetë “stacioni” i radhës në karrierën e futbollistit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alexkacbufi4 (@kacbufi4)

Poll

Lexo gjithashtu