Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Lojtari njofton largimin nga Pogradeci: Ju shpreh mirënjohje të gjithëve

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Lojtari njofton largimin nga Pogradeci: Ju shpreh mirënjohje
Pogradeci

Pogradeci ka nisur nga puna për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Nga ana tjetër, një prej futbollistëve të klubit liqenor ka njoftuar sot se nuk do të jetë më pjesë e tyre.

Është Hermes Shulaku që ka konfirmuar në rrjetet sociale se ka mbyllur bashkëpunimin dhe është larguar nga Pogradeci.

“Te dashur sportdashes te Pogradecit..

Me keqardhje njoftoj se nuk jam më pjesë e ekipit të Pogradecit pasi nuk u gjet gjuha e përbashkët me klubin pavarësisht dëshirës për të qëndruar në këtë ekip.

Ju shpreh mirënjohje të gjithëve drejtuesve me të cilët kam punuar ndër vite , të gjithë lojtarëve të cilët kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe në veçanti tifozerinë e mrekullueshme pogradecare që më kanë mbështetur gjithmonë ..

Ka qenë një kënaqësi e madhe që kam veshur fanelën e Pogradecit dhe ju uroj suksese kudo! Me respekt, Hermes Shkulaku”, shkruan futbollisti i Pogradecit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga