Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Besa e Kavajës bën merkato për notën “10”, transferon edhe ish-sulmuesin e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Besa e Kavajës bën merkato për notën
Melsi Cereni kur ishte pjesë e KF Tirana

Melsi Cereni është futbollisti më i ri i Besës së Kavajës. Sulmuesi 22-vjeçar vendosi që të largohej nga Luftëtari, për të nisur një rrugëtim të ri me rivalët e gjirokastritëve në Kategorinë e Parë.

Cereni është “prodhim” i akademisë së Tiranës, ndërsa ka luajtur edhe me Dinamon U17. Më vonë, 22-vjeçari është aktivizuar për ekipe si Pogradeci dhe së fundmi Luftëtari.

“Melsi Cereni verdhezi. Ju njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje me sulmuesin Melsi Cereni, i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin shqiptar”, shkruan klubi kavajas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Besa (@f.c.besa)

Poll

Lexo gjithashtu