Përmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Besëlidhjes ka zyrtarizuar afrimin e talentit Lucian Radu. 20-vjeçari me tipare mesfushori ofensiv, vjen nga ekipi i FC Zimbru Chisinau i Moldavisë.
Po ashtu, lojtari në fjalë bën pjesë edhe te Moldavia U-21. “KF Besëlidhja ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit moldav Lucian Radu, i cili bashkohet zyrtarisht me klubin tonë.
20-vjeçari vjen nga klubi FC Zimbru Chișinău dhe është gjithashtu pjesë e Moldovisë U-21, duke sjellë energji, cilësi dhe potencial të madh për mesfushën tonë.
I urojmë Lucianit suksese me fanellën e Besëlidhjes dhe shumë momente të bukura së bashku! Mirë se erdhe në Lezhë, Lucian!”, ka shkruar klubi i Besëlidhjes. Pas ngjitjes në Kategorinë e Parë, ekipi verior synon Superioren, e ku ka ende rrugë dhe “pengesa” për të luajtur në elitën e futbollit shqiptar.
