Logoja e Flamurtarit dhe Oltijon Kërnaja
Joni Nurja është futbollisti më i ri i Flamurtarit. Mbrojtësi 24-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Besën e Kavajës për të nisur nëj të re me fanellën e Flamurtarit në Kategorinë e Parë.
Për shërbimet e Nurjës, klubi vlonjat s’ka paguar, pasi mbrojtësi i majtë ishte lojtar i pirë pas përfundimit të kontratës. Ndërsa karriera e 24-vjeçarit është mjaft interesante, e nisur te Tirana.
Më vonë, Nurja ka luajtur edhe për ekipe si Bylis, Turbina, Butrinti dhe së fundmi Besa. Ndërsa është vetë klubi i Flamurtarit që ka njoftuar transferimin e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Poll

