Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Mehdi Çoba rikthehet në Shqipëri, ish-sulmuesi i Vllaznisë firmos me “dështimin” e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Mehdi Çoba rikthehet në Shqipëri, ish-sulmuesi i
Mehdi Coba

Mehdi Çoba është futbollisti më i ri i Flamurtarit. Sulmuesi 26-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën me Drenicën në Superligën e Kosovës, për të nisur një rrugëtim të ri në Vlorë.

Për Çobën ky është një rikthim në Shqipëri, pasi më herët ka mbajtur veshur fanellën e Vllaznisë. Nga këta të fundit u largua në korrik të vitit 2025, kur u bashkua me Gjilanin në Kosovë.

Kujtojmë se kuqezinjtë dështuan në sezonin që lamë pas në “Abissnet Superiore”. Flamurtari e mbylli në vendin e fundit, duke rënë në Kategorinë e Parë, ku do të militojë edhe sezonin e ardhshëm.

NJOFTIMI:

Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit Mehdi Çoba, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. 26-vjeçari vjen për të forcuar repartin ofensiv të skuadrës, duke sjellë cilësi, energji dhe ambicie për objektivat e Flamurtarit. Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Mehdi!

Poll

Lexo gjithashtu