Klubi i Ilirisë vazhdon me misionin e saj për të qenë akoma dhe më konkurrues në sezonin e ardhshëm të Kategorisë së Parë.
Këtë herë, fushkrujasit kanë njoftuar dy rinovime të rëndësishme dhe fjala është për portierin Dashamir Xhikën dhe mbrojtësin e krahut të djathtë Amri Kallakun të cilët do të vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës deri në vitin 2027, duke konfirmuar kështu ambiciet e skuadrës për një tjetër paraqitje pozitive në kampionat.
Xhika ka qenë më herët pjesë e Partizanit në sezonet 2010/2011 dhe në atë 2019/202, ndërsa Kallaku ka veshur fanellën e Vorës në sezonin 2022/23.
Kujtojmë se në sezonin e fundit, Iliria e mbylli e 4-ta në renditjen e klasifikimit në kuotën e 45 pikëve. Më herët, klubi njoftoi edhe rikthimin në stol të Dritan Smajlit, pas largimit të Matias Tatangelos.
POSTIMI:
"KF Iliria ka kënaqësinë të njoftojë se Dashamir Xhika dhe Amri Kallaku kanë rinovuar kontratat e tyre edhe për një sezon tjetër.
Klubi u uron shumë suksese dhe një sezon të mbarë me fanellën e KF Ilirisë!"
