Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Jo vetëm afrime të bujshme dhe cilësore, Flamurtari me qëllime të qarta për rikthimin në Superiore (PRURJET E REJA)

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Jo vetëm afrime të bujshme dhe cilësore, Flamurtari me
Flamurtari

Dita e sotme ka qenë tepër impenjative për Flamurtarin, pasi së fundmi skuadra vlonjate ka njoftuar edhe zyrtarizimin e katër futbollistëve të rinj që vijnë pikërisht nga akademia e klubit.

Siç shkruhet në postimin e bërë publik, “kuqezinjtë” kanë promovuar në ekipin e parë mbrojtësin Hizdion Sulejmanin, sulmuesin Gazmend Llajaj, mesfushorin Bjori Diku si dhe portierin Fjoraldo Bejdollarin.

Me konfirmimin e këtyre talentëve, Flamurtari tregon se jo vetëm afrimet e futbollistëve të spikatur janë një element i rëndësishëm për t’ia vënë në dispozicion trajnerit Oltijon Kërnaja, por edhe “prurjet” brenda “shtëpisë” identifikojnë filozofinë e vetë vlonjatëve për të ndërtuar edhe të ardhmen.

Sezoni i ri 2026/27 për Flamurtarin do të nisë në Kategorinë e Parë dhe ambiciet e klubit, me në krye një trajner të konfirmuar në Superiore, pikërisht me Partizanin, është që të rikthehen në elitë për edicionin tjetër 2027/28.

NJOFTIMI:

"Flamurtari F.C. vazhdon t’i japë rëndësi zhvillimit të talenteve të rinj, duke promovuar në ekipin e parë katër futbollistë të dalë nga Akademia kuqezi, të cilët kanë firmosur kontrata afatgjata me klubin.

Lojtarët e promovuar:

• Hizdion Sulejmani – Mbrojtës

• Gazmend Llajaj – Sulmues

• Bjori Doku – Mesfushor

• Fjoraldo Bejdollari – Portier

Të katër lojtarët kanë firmosur kontrata 4-vjeçare, duke konfirmuar besimin e klubit te potenciali i tyre dhe projekti afatgjatë me Akademinë e Flamurtarit.

Ky promovim është dëshmi e punës së vazhdueshme të Akademisë së Flamurtarit dhe e filozofisë së klubit për të ndërtuar të ardhmen mbi talentet vendase.

Klubi u uron mirëseardhje në ekipin e parë dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre me fanellën kuqezi!"

Poll

Lexo gjithashtu