Janë mbyllur ndeshjet e javës së 26-të të Kategorisë së Parë në të cilën janë shënuar gjithsej 8 gola.
Vëmendjen kryesore e mori përballja mes Besës dhe Pogradecit e cila dhuroi plot 5 gola. Skuadra pogradecare shënoi tri herë në pjesën e dytë duke "hipotekuar" dhe fitoren, pavarësisht se kavajasit u kundërpërgjigjën me dy të tjerë në minutat e fundit.
Në krahun tjetër, Skënderbeu mori një fitore minimale në Fier përballë Apolonisë me rezultatin 1-0, duke bërë që "Ujqërit e Dëborës" të ecin të qetë drejt titullit. Minimalisht fitoi dhe Laçi ndaj Korabit duke "iu ngjitur" nga pas kryesuesve, si dhe Iliria me Kastriotin.
Barazim u mbyllën dy sfidat e tjera mes Burrelit dhe Kukësit, si dhe Lushnjes dhe Luftëtarit, 0-0
LIVE:
Besa 2-3 Pogradeci (Danladi 54', Ogunleye 60', Lesai 61', Treni 79')
Goli i Danladi (Pogradeci 1-0 Besa)
Goli i Ogunleye (Pogradeci 2-0 Besa)
Goli i Lesai (Pogradeci 3-0 Besa)
Goli i Trenit (Besa 1-3 Pogradeci)
Goli i Puqja (Besa 2-3 Pogradeci)
Burreli 0-0 Kukësi
Iliria 1-0 Kastrioti (Mavanga 44')
Korabi 0-1 Laçi (Myrta 80')
Apolonia 0-1 Skënderbeu (Nasr 75')
