Pogradeci është një nga skuadrat protagoniste në këtë sezon në Kategorinë e Parë. Liqenorët janë forca e 3-të e kampionatit dhe kanë vetëm 5 pikë më pak se Laçi dhe 8 më pak se Skëdnerbeu kryesues.
Në kampionat në 5 ndeshjet e fundit kanë marrë 4 fitore dhe vetëm 1 barazim, duke mbajtur kështu hapin e dy ekipve të tjera. Gjë e cila ka motivuar akoma më shumë ekipin e Emiliano Çelës për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.
Ndërkohë skuadra tashmë është foksuar te përballja me Besën, duel që do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00 dhe që është i vlefshëm për javën e 26-të të kampionatit. Por përveç fokusit në fushë, klubi ka menduar të përfshirë edhe tifozët.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka pyetur mbështetësit e skuadrës se sa pikë ka grumbulluar ekipi deri në këtë moment. Një mënyrë kjo e liqenorëve për të mbajtur afër dhe të angazhuar tifozët, të cilët janë si lojtari i “12”-të i tyre në këtë sezon.
View this post on Instagram
