Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Po i bëhet “hije” Laçit në klasifikim, Pogradeci “kapet” me Besën për marshin final drejt kthimit në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Po i bëhet “hije” Laçit në klasifikim, Pogradeci
Pogradeci - Besa

Pogradeci kërkon me ngulm rikthimin në Superiore, teksa gjen në javën e 26-të Besën e Kavajës, ndodhur në vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit.

Katër fitoret radhazi janë tregues se skuadra e Emiljano Çelës nuk e mendon aspak “freninim” në këtë pikë të kampionatit, ndaj dhe përballë kavajasve do tentojnë maksimumin e pikëve.

Skuadra nga Durrësi në anën tjetër ndodhet në një “haluçilacion” rezultatesh pasi verdhezinjtë kanë koleksionuar dy humbje dhe dy fitore në javët e fundit.  

Për pogradecarët, një sukses i mundshëm në këtë përballje do të thotë afrim me Laçin e vendit të dytë me pikë të barabarta, në rast se laçjanët dështojnë të marrin pikë në sfidën e tyre me Korabin. Teksa në anën tjetër, Besa do përpiqet të mbajë pozicionin e palëkundur, e ndjekur nga skuadra dibrane.

Poll

Lexo gjithashtu