Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

KATEGORIA E PARË/ 15 gola në 6 ndeshje! Pogradeci dhuron “show” përballë Korabit, fitojnë edhe Laçi me Skënderbeun (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E PARË/ 15 gola në 6 ndeshje! Pogradeci dhuron
Kategoria e Parë

Kanë përfunduar 6 ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 25-të. Në këto duele pati spektakël, teksa u shënua një total prej 15 golash.

Pogradeci fitoi me përmbysje 4-1 përballë Korabit, ndrësa 3 pikë morën edhe kryesuesit, pasi Laçi mposhti 2-1 Apolonisë dhe Skënderbeu triumfoi 2-0 ndaj Lushnjës.

Në ndeshjet e tjera, Kastrioti u mposht në shtëpi me shifrat 2-3 kundër Besës, teksa Burreli – Iliria dhe Kukësi – Luftëtari u mbyllën në barazim pa gola.

Kështu, Skënderbeu mbetet në krye me 60 pikë, 3 më shumë se Laçi i vendit të dytë. Pogradeci i ndjek me 52 pikë, ndërsa renditja mbyllet me Kukësin, të cilët mbajnë vendin e fundit me 17 pikë.

REZULTATET

Pogradeci 4 – 1 Korabi (Pius 18', Indio Oliveira 25', Ogunleye 62', Lesai 64' / Zeqiraj 4')

Goli i Zeqiraj (Pogradeci 0-1 Korabi)

Goli i Indio Oliveira (Pogradeci 1-1 Korabi)

Skënderbeu 2 – 0 Lushnja (Shaqe 44', Beshiraj 64')

Laçi 2 – 1 Apolonia (Jiakponna 22', Myrta 73' / Sulo 45+3')

Burreli 0 – 0 Iliria

Kukësi 0 – 0 Luftëtari

Kastrioti 2 – 3 Besa Kavajë (Kapllani 69', Kasmollari 82' / Bianor 12', Chinwendu 19', Hasani 63')

Poll

Lexo gjithashtu