Pas çdo jave që kalon, Superliga e Turqisë bëhet akoma më interesante, aty ku rivaliteti mes Galatasaray, Fenerbahces dhe Trabzonspor po bëhet e “zjarrtë”, diferencë e ngushtë mes kreut dhe vendit të 3-të.
Ama, nëse i referohemi kontributit të golave nga dy golashënus për ekip, Trabzonspor bën “ligjin” me binomin Paul Onuachu dhe Ernest Muçi. Onuachu grumbullon 20 gola, ndërsa Muçi 10 të tjerë, së bashku 30 finalizime.
Më pas vijnë Talisca – Asensio, 24 gola (Fenerbahce). Shkallën e fundit të këtij “podiumi” e mbyll Icardi – Osimhen, 24 konkretizime së bashku te Galatasaray.
Sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi po përjeton sezonin më të mirë në karrierë dhe me shumë gjasa ai pritet të ftohet nga trajneri Sylvinho te Kombëtarja për ndeshjen kundër Polonisë, faza “Play-Off” e Kupës së Botës. Përballja me përfaqësues polake do të zhvillohet në datën 26 mars, ora 20:45 në Varshavë.
View this post on Instagram
