Pogradeci bëri siç duhet detyrat ditën e djeshme, në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit. Liqenorët ia dolën që të fitojnë 4-1 ndaj Korabit në shtëpi.
Një triumf shumë i rëndësishëm, pasi mban ekipin e Emiliano Çelës afër Laçit dhe Skënderbeut. Një paraqitje pozitive e skuadrës, të cilët ia dolën të përmbysnin rezultatin nga 0-1 në 4-1, duke dëshmuar kështu se Korabi ishte “kafshata” e radhës e tyre drejt rrugës për Superioren.
Pas këtij suksesi klubi ka reaguar në rrjetet sociale. Nëpërmjet një postimi klubi shkruan se është shumë krenar me futbollistët, ndërsa falenderon tifozët për mbështetjen e pakufishme që i japin skuadrën në çdo sfidë.
“Një tjetër fitore që na bën krenarë!
KF Pogradeci triumfon 4–1 ndaj KS Korabi. Faleminderit të gjithë tifozëve që ishin në stadium për të dëshmuar këtë ndeshje plot emocion”, ka shkruar klubi.
