Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Goli? Surprizues për mua”, Arnold Kwaku Siaw pasi “likuidoi” Pogradecin: Falënderoj tifozët dhe qytetin e Burrelit

Shkruar nga NEWSPORT
“Goli? Surprizues për mua”, Arnold Kwaku Siaw pasi
Arnold Kwaku Siaw

Burreli ka fituar në shtëpi përballë Pogradecit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në “Liri Ballabani”, përfundoi 2-0. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Arnold Kwaku Siaw.

“Kjo nuk është hera e parë që kam shënuar kështu. Kam shënuar një gol të tillë kundër Kukësit. Ishte diçka surprizuese për mua. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe fitoren që arritëm sot. Dua të falenderoj trajnerin, presidencën, që më kanë dhënë këtë mundësi dhe besojnë te aftësitë e mia.

Dua t’i falenderoj shumë. Dua të them që së bashku me ekipin jemi një, dashuria dhe uniteti që kemi së bashku. Falenderoj tifozët, qytetin e Burrelit. Ndiej kënaqësi për ta”, tha Arnold Kwaku Siaw.

Poll

Lexo gjithashtu