Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vllaznia në ''ajër'', edhe drejtori i larguar: Më ka përfunduar kontrata, nuk më kanë kontaktuar

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia në ''ajër'', edhe drejtori i larguar:

Vllaznia pas një sezoni në Kategorinë e Parë arriti të siguronte ngjitjen në Superligë. Skuadra shkodrane rikthehet në elitën e futbollit, por deri më tani nuk ka ende asnjë lëvizje për edicionin e ri. Shumica e lojtarëve u ka mbaruar kontratë dhe në klub nuk ka asnjë lëvizje të paktën deri më tani. Në të njëjtën situat me lojtarët është edhe drejtori sportiv, Engin Firat. Në një prononcim për "RTSH Sport", ka folur edhe vetë drejtori i cili ka deklaruar:

"Për momentin është një situatë e thjeshtë, më ka përfunduar kontrata. Askush nuk më ka kontaktuar. Jam njësoj si lojtarët, nëse je i lirë flet me këdo. Nëse kontrata të përfundon, çdo gjë mbaron këtu.

Nuk kam pasur asnjë kontakt me klube shqiptare. Nuk kthehem në Turqi me 99%, do shoh ofertat dhe më pas do të vendos", u shpreh shkurtimisht Firat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga