Julian Ahmati dha sot dorëheqjen nga posti i trajnerit të Korabit. Pas dorëheqjes, Ahmati reagoi për herë të parë publikisht, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ahmati konfirmoi dorëheqjen e tij, por nuk bëri të ditura arsyet e largimit, pasi ato mbeten mes klubit dhe atij vetë.
Postimi i Ahmatit në Facebook:
"Sot vendosa te terhiqem nga drjtimi i KS Korabi . Me gjithe respektin per qytetin , sportistet , tifozet dhe drejtuesit e skuadres .
Arsyet e kesaj terheqje ja kam bere me dije drejtuesve . Dhe jane vetem drejtuesit te cilet jane informuar per arsyet e largimit .
U detyrova ta bej kete status, per te qene korrekt me te gjithe, dhe cdo info tjeter qe me doemos duan te gjejne nje arsye apo nje shkak . Duhet Te jene sa me korrekt ...
Ju faleminderit per gjithcka."